Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany është i lumtur me fillimin e stinorit nga kampioni i Premierligës por beson se skuadra ka edhe shumëçka për të dhënë.

City është aktualisht në pozitën e tretë në renditje por ende nuk ka shfaqur vazhdimësinë e edicionit të kaluar. Por, Kompany nuk brengoset dhe insiston se City është aty ku duhet të jetë.

“Jemi saktësisht aty ku duhet të jemi, të dytit ose të tretit. Ka edhe shumë ndeshje deri në fund. Ende jemi në fazën fillestare dhe jam i sigurt do ti kalojmë duelet e ardhshme me sukses”, deklaroi Kompany për Sky Sports News.