Këngëtarja Cheryl Cole ka filluar procedurat e shkurorëzimit. Ajo dëshiron ti jap fund martesës së saj me futbollistin Ashley Cole duke e akuzuar atë për tradhti ndaj Cheryl.



Çifti Cole ishin martuar në vitin 2006, por martesa e tyre morri teposhtën qysh në vitin 2008, pasi që Aimee Walton deklaroi se ka kaluar një natë më futbollistin.



Ata u munduan ta shpëtojnë martesën e tyre por ishte e kot. Këngëtarja pas katër viteve ishte larguar nga burri i saj dhe si duket më në fund ka filluar procedurat ligjore për shkurorëzim. Ajo tashmë ka dërguar letrat për shkurorëzim në Gjykatën e Londrës.



Sipas thashethemeve të fundit Cheryl Cole ka filluar një lidhje me këngëtarin e grupit “Black Eyed Peas”,Will.i.am.