Trajneri i Juventusit Antonio Conte beson se do të fitojë titullin
kampion në Itali edhe pse diferenca me Milanin nuk është shumë e madhe.



Skuadra torineze do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Novarës ku synimi është padyshim fitorja që do të përforcojë akoma më shumë optimizmin te bardhezinjtë.

'Duke parë situatën në këtë moment mendoj se do ta fitojmë kampionatin-tha Conte-nuk duhet të harrojmë nga kemi ardhur. Kemi mundësinë të shkruajmë një faqe të rëndësishme të historisë së klubit. Gjithsesi për këtë do të mendojmë ndeshje pas ndeshjesh pasi po luajmë shumë shpesh", tha Conte.

Më pas Conte nuk harroi të flasë as për Milanin duke bërë vlerësimet maksimale për kuqezinjtë. 'Gjithnjë e kam thënë që Milani është një skuadër më e mirë-vijoi Conte-por në fund do të fitojë ai që e meriton'.