Antonio Conte u shpreh i keqardhur për barazimin me Barcelonën në Stamford Bridge, pas atij avantazhi të arritur me golin e Willian. Trajneri italian e ka të qartë se mundësitë për një kualifikim të mundshëm në Camp Nou janë zvogëluar, sikurse edhe zërat për një shkarkim të mundshëm do të shtohen.


Këtu në 14 vitet e fundit kanë drejtuar 10 trajnerë. Kjo është historia e Chelsea-t dhe shtypi luan shpesh me këtë zakon. Pas rezultatit të parë negativ flitet për shkarkim. Për mua nuk ka asnjë problem, përkundrazi, më pëlqen presioni, por shpresoj që të mos ndikojë te lojtarët.


A do të jetë e ardhmja e tij në Kombëtaren e Italisë pasi të largohet nga Chelsea?


Kam qenë shumë i qartë në të shkuarën kur jam shprehur se kam kontratë deri në vitin 2019 dhe kam ndërmend ta respektoj. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Dihet që puna jonë është me valixhe në duar. Synimi im është të qëndroj te Chelsea, por nëse gjërat ndryshojnë mund të hapen skenarë të rinj.


21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)