Chelsea do të përballet të hënën me West Bromwich me synim për tu rikthyer te fitorja pas hubmjes së rëndë 4-1 në fushën e Watfordit.


Trajneri Antonio Conte ka përfunduar prej javësh në qendër të kritikave, madje presupozohet se nëse dështon në takimet e radhës, lamtumira e tij është e sigurt. Në një prononcim të fundit rreth të ardhmes së tij, marrëdhënieve të tensionuara me drejtuesit apo një dorëheqjeje të mundshme, italiani u shpreh:


Nuk e kam menduar qoftë për një moment dorëheqjen. Ndoshta kam gabuar me formacionin, por kur rezultatet qenkan kaq shumë të këqija përgjegjësia duhet të ndahet mes trajnerit, futbollistëve dhe shoqërisë. Impenjimi im dhe i futbollistëve është maksimal. Duhet të marrim fitoren ndaj West Bromwich. Nuk do të jetë e lehtë, sepse morali nuk është shumë i lartë, por duhet të kemi besim në punën dhe lojën tonë.


Pronari i Chelsea-t, manjati rus Roman Abramovic, nuk ka ndërmend ti futet një tjetër aventure duke zëvendësuar trajnerin në mes të sezonit.


Sigurisht që e ardhmja e Contes varet nga vazhdimësia e rezultateve, sidomos në Champions League, ku e pret përballja me Barcelonën, pasi në Premier League mjafton një nga katër vendet e para, duke qenë se Manchester City praktikisht duket i pakonkurrueshëm për titullin kampion.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)