Rreth 1 vit më parë ngjasonin me një çift të dashuruar por historia më mes Antonio Contes dhe Chelsea-it ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme dhe me shumë gjasa do të përfundojë në gjykatë. Duke iu referuar lajmeve që shkruajnë mediat angleze, trajneri italian është gati ta çojë çështjen në gjykatë duke i kërkuar dëmet Chelsea-it.


Përveç pagës prej 9 milionë sterlinash të këtij sezoni që italiani ishte nën kontratë me Blutë e Londrës, Conte synon ti zhvasë të tjera para rusit Abramovich. Motivi është i thjeshtë? Conte në gjykatë do të kapet me faktin se koha për ti kominikuar shkarkimin ishte shumë e gjatë plot 55 ditë pas përfundimit të finales së FA Cup, ku Chelsea mposhti Manchester United duke fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në ishull.


Madje italiani e drejtoi skuadrën edhe në seancat e para të sezonit të ri dhe nëse Abramovich do tia kishte komunikuar shkarkimin që në fund të sezonit të kaluar atëherë Conte mund të zgjidhte kontratën me Chelsea-in me konsensus dhe mund të gjente një klub të ri, ndërsa tashmë duhet ta ndjekë fillimin e sezonit si i papunë, edhe pse emri i tij po përflitet gjithnjë e më shumë për të zëvendësuar Genaro Gattuson në stolin e Milanit.


20 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)