Antonio Conte është i qartë për sa i përket së ardhmes, ai dëshiron të qëndrojë tek Chelsea. Numri një i stolit të Bluve të Londrës, menjëherë pas suksesit në finalen e FA Cup kundër Manchester United ishte i prerë për të ardhmen. Dëshira e italianit është të respektojë kontratën që ai ka me klubin, duke sjellë në kujtesë se një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur që në janar, asokohe në media u përfol shumë për një shkarkim të mundshëm të teknikut, pas rezultateve jo të mira, por edhe marrëdhënieve disi konfliktuale me drejtues të klubit.


Në intervistën e dhënë, Conte u shpreh se Premier League është një kampionat i fortë dhe nuk është aspak e thjeshtë të korrësh suksese edhe pse italiani shtoi se dy vitet e tij të para mund të konsiderohen mbresëlënëse, duke qenë se dy vite ka arritur të fitojë titullin kampion si dhe trofeun e fundit atë të FA Cup.


Ndër të tjera, trajneri i Chelsea-t deklaroi se skuadrës këtë sezon i ka munguar disi fati, por për të ardhmen ish-tekniku i Juventusit dëshiron të vazhdojë aventurën në ishull. Tani më përgjigjja përfundimtare i takon drejtuesve të klubit, nëse do tia besojnë Chelsean edhe për një tjetër sezon Contes apo do të kërkohet një alternativë tjetër.


20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)