Chelsea provoi të gjente një marrëveshje me Antonio Conten për prishjen e kontratës, por trajneri italian ndihet viktimë e një padrejtësie dhe nuk bën prapakthehu në rrugën e tij. Divorci mes bluve të Londrës dhe trajnerit nga Salento do të zgjidhet në gjykatë.


Ish-tekniku i Italisë mësohet se i ka refuzuar kërkesat për takim nga klubi i tij deri pak muaj më parë, për zgjidhjen me marrëveshje të kontratës e tashmë përfaqësuesit e tij ligjorë po punojnë në dy drejtime: për zgjidhjen e çështjes nës KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) dhe në Gjykatën e Punës.


Conte do të përfitonte 11.3 milionë paundë për vitin e fundit të kontratës me Chelsea-n, plus edhe 8.7 milionë euro dëmshpërblim për një total prej 20 milionë paundësh (rreth 23 milionë euro).


Mirëpo Chelsea nuk dëshiron të paguajë një shumë të tillë, ndaj ka argumentat e tij mbrojtës për shkarkimin e tij, sikurse janë sms-të dërguar Diego Costas, mungesat e trajnerit në eventet e organizuara nga sponsorët, pa harruar edhe vonesat në daljet në konferenca për shtyp apo parkimin në vendin e gabuar në qendrën sportive Cobham. Beteja ligjore sapo është ndezur, llogaritë për fituesin do të bëhen në fund.


8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)