Telenovela Cristiano Ronaldo-Real Madrid vazhdon te perbeje lajm per te dyja kampet. Nepermjet faqeve te gazetes “The Times”, tekniku i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka sulmuar ashper klubin spanjoll te Real Madrid.
Skocezi pohon se tashme eshte e sigurt qe edhe gjate sezoneve te ardhshme, Cristiano Ronaldo do te mbetet nje “Djall i kuq” dhe ai e cileson Real Madrid si nje klub “frankist” qe kerkon me prepotence te “rrembeje” talentin luzitan.
“Kur moren Heinze-n, e dija se objektivi i tyre ishte Cristiano Ronaldo edhe pse argjentinasi eshte nje lojtar shume i mire. Misioni i tyre ishte shume i qarte pasi duke marre Heinze-n ata mund te afroheshin me Ronaldo-n, pasi dy lojtaret ne fjale jane miq”, thekson Sir Ferguson.