Elbasan- Me shume transparence per ndotjen ne Elbasan. Qytetaret e ketij qyteti nuk besojne ne uljen e ndotjes pa i pare treguesit vete me sy. Ndaj ne mbledhjen e radhes ne prefekture eshte kerkuar vendosja e tabeles elektronike ne qender te qytetit. Sipas Zyres Rajonale te Mjedisit Elbasani eshte fshire nga harta e qyteteve me te ndotura ne shkalle vendi. Pergjegjesit i zyres se Mjedisit ne Elbasan Beqir Kila tha se per vitin qe shkoi ne Elbasan u realizua objektivi i qeverise per uljen e ndotjes ne kete qytet duke vendosur paisje qe realizojne matje sipas parametrave te BE-se. Dy paisje te tilla jane instaluar ne qytet dhe nje e trete pritet te vendoset ne Metalurgji. Megjithate krahasuar me vendet e BE-se ndotja ne Elbasan eshte 1.5 deri 2 here me e larte. Por sipas Institutit te Higjenes ne Tirane qe monitoron ndotjen e ketij qyteti, Elbasani tashme radhitet nder qytetet me te pastra ne shkalle vendi. Ne fund te muajit maj edhe Kurumi do te vendose sistemin e pluhurkapjes me normat e BE-se. Problem mbetet fusha e plehrave. 90 perqind e ndotjes ne Elbasan shkaktohet nga plehrat dhe djegia e pakontrolluar e tyre. Pergjegjesi i zyres se mjedisit ka kerkuar nderhyrjen e qeverise per zgjidhjen sa me shpejt te ketij problemi.
M. Kalaja