debatik-curri-nr-6-1024x733MBROJTËSI


Debatik Curri është duke kaluar një problem në shpinë dhe për këtë është dashur që të mos kryejë stërvitje gjatë ditës së djeshme me skuadrën kombëtare. Mbrojtësi i Tiranës po kalon një shqetësim të përsëritur dhe vetëm ditën e sotme do të ketë kontrollin përfundimtar për të parë nëse do të jetë në gjendje që të mund të kryejë stërvitje. Herët e mëparshme, e kanë lënë Currin për të paktën 10 ditë jashtë fushës së lojës, ndaj do të duhet një sakrificë e madhe e mbrojtësit, që ai të mund të qëndrojë deri në fund të këtij grumbullimi.


The post Curri me probleme në shpinë, sot vendoset qëndrimi appeared first on Sporti Shqiptar Online.