qeveria

Zbardhet pasuria e ministrave të qeverisë së Ramës.


Deklaratat e pasurisë së ministrave të kabinetit Rama janë bërë publike dje nga portali Open Spending Albania.


Ajo që bie në sy është pasuria e ministres së Inovacionit në Francë, e cila disponon një apartament prej 210 m² me vlerë 905 mijë euro.


Por dhe një studio, të cilat ajo i jep sot me qira.


Bashkëshorti i saj ka të ardhura vjetore prej 116 mijë eurosh, ndërsa ministrja 1.6 milionë lekë të rinj.


Më i varfër deklarohet ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, që deklaron si të ardhur pagën e tij si deputet e më pas si ministër, ndërsa shlyen për 25 vjet kredinë për banesën ku jeton.


Nga deklaratat e sivjetme bie në sy pagat e mira që kanë bashkëshortet e ministrave, në disa raste 5 herë më të larta se pagat e ministrave.


Ministrat deklarojnë dhe shtëpi të trashëguara nga prindërit e tyre, shtëpi të privatizuara në vitin 1993.


Në deklaratat e tyre vihen re shitje dhe blerje automjetesh, kryesisht nga bashkëshortet, ndërsa ka dhe lëvizje të llogarive bankare.


Thuajse të gjithë ministrat kanë hapur llogari për fëmijët e tyre, ndërsa kanë hapur dhe llogari afatgjatë pensioni për veten e tyre.


Niko Peleshi 


Deklarimi 2015


Të ardhura nga paga: 1 687 529 lekë.


Të ardhura nga pjesëmarrja në bordin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit: 82 765 lekë.


Interesa të përfituara nga depozitat e veta, bashkëshortes dhe fëmijëve: 150 474 lekë.


Në pritje të regjistrimit të dëshmisë së trashëgimisë për një pronë të përfituar nga Komisioni i Kthimit të Pronave në emër të nënës.


Bashkëshortja, zonja Amarda Peleshi, të ardhura neto nga paga në EY Albania: 2 271 948 lekë.


Të tjera          



  1. Shtesë në llogari bankare, prej 96 880 lekë.

  2. Shtesë në një llogari bankare, me 5 077 lekë.

  3. Pakësuar një llogari bankare, me 596 euro.

  4. Shtuar depozita të tre fëmijëve, me vlerat 750 usd, 725 usd dhe 328 usd.


Shpenzime


Paguar vlera 4 034 euro për kredi të marrë në vitin 2010, në vlerën 60 000 euro, detyrimi i pashlyer: 38 211 euro.


Paguar karta e kreditit 216 euro dhe detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor, 319 euro.


Gjendja e detyrimit në kartën e kreditit të bashkëshortes në 31 dhjetor 2015 është 44 308 lekë.


Bashkëshortja deklaron se ka përdorur 1 126 797 lekë për pagesa këstesh kredie, shkollën e fëmijëve.


 


Arben Ahmetaj


Të ardhura nga paga si ministër: 1 541 554 lekë.


Të ardhura nga pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar të Territorit: 46 200 lekë.


Të ardhura nga pjesëmarrja në Komisionin e Ndihmës Shtetërore: 92 400 lekë.


Bashkëshortja Albina Mancka, paga vjetore: 5 393 258 lekë.


Të ardhura neto nga qiradhënia e ambienteve te Samos Tower: 10 200 euro.


Të ardhura nga qiraja e ambienteve te Tobourg: 12 000 euro.


Të tjera


Llogaria personale Arben Ahmetaj në monedhën euro, pakësuar me 2 577 euro. Depozita është shtuar në vlerën 1 453 euro. Llogari e përbashkët e bashkëshortëve është pakësuar me 75 482 euro, pasi është përdorur për depozita për fëmijët dhe blerje bonosh thesari. Shtuar me 974 301 lekë, një llogari në monedhë vendëse. Gjendje 78 usd një llogari në dollarë. Gjendje në minus 2 658 euro llogaria e lidhur me kartën AMEX. Pakësuar 35 780 lekë llogaria e pagës. Zonja Mancka, llogaria në euro është shtuar 284 euro. Llogaria në lek është shtuar me 431 989 lekë. Llogari në lek për prepaid card: 10 000 lekë. Llogari plan pensioni kursimi nga banka, shtuar me 913 684 lekë dhe totali datë 31 dhjetor: 2 254 596 lekë. Llogari të futura, fëmijë i mitur nën 18 vjeç totali në 31 dhjetor 2015 është 13 169 usd plus 30 027 euro. Llogari të futura, fëmijë i mitur nën 18 vjeç gjendja në 31 dhjetor 2015, 17 866 usd dhe 40 036 euro. 


Shpenzime për 2015-n


Shlyer në vitin 2015, vlerën 11 811 euro si kredi pranë një banke të nivelit të dytë marrë në vitin 2006 me vlerë kredie 100 000 euro, në datën 31 dhjetor 2015 kanë mbetur pa shlyer edhe 7 997 euro.


Shlyer gjatë 2015 në vlerën 3 861 euro kredi të marrë në vitin 2009 me vlerë 24 111 euro, mbetur pa paguar në 31 dhjetor 2015 vlera 2 630 euro.


Shlyer 3 009 euro një hua leasing për makinë, mbetur pa shlyer deri më 31 dhjetor 2015 vlera prej 2 747 euro.


 


Damian Gjiknuri


Deklarimi për 2015-n


Paga neto si ministër: 1 671 249 lekë.


Zonja Rovena Gjiknuri, të ardhura nga paga: 1 100 000 lekë.


Bashkëshortja të ardhura bruto nga aktiviteti privat studio projektimi Fabrika: 1 939 654 lekë.


Bashkëshortja të ardhura nga kthim huaje në vlerën 10 000 euro.


Bashkëshortja të ardhura nga shitja e një automjeti 15 000 euro.


Pakësuar një llogari rrjedhëse me 61 621 lekë.


Pakësuar një llogari në euro 2 080 lekë.


Shtuar një llogari në lekë me 87 200 lekë.


Bashkëshortja, pakësuar llogarinë rrjedhëse nga paga në vlerën 436 869 lekë.


Shtuar llogarinë në euro me 10 053 lekë.


Shtuar një llogari në valutë të biznesit me 9 702 lekë.


Blerë automjet Mercedes Benz në shkurt 2015 me një vlerë prej 44 000 euro.


Përshkrim shpenzimi


Shlyer në vlerën 284 523 një kredi për shtëpi e marrë në banka të nivelit të dytë me vlerë 5 milionë lekë dhe me interes vjetor 3%, ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 1 615 000 lekë.


Shlyer kredi në vlerën 4 664 euro, kredi e marrë nga bashkëshortja për blerje makine, totali 30 000 euro, mbetur pa shlyer 31 003 euro.


 


Lindita Nikolla 


Të ardhura neto nga paga: 2 101 281 lekë.


Të ardhura anëtarësi në borde: 60 000 lekë.


Bashkëshorti pagë mujore prej 131 580 lekë si dekan UPT.


Pagesë mujore neto nga Universiteti i Strugës: 738 euro.


Honorare si anëtar i senatit të UPT: 103 000 lekë.


Pagesa për orë suplementare: 116 000 lekë.


Shpenzime


Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 397 481 lekë për një kredi të marrë për 10 vite në 2007 dhe këst mujor 32 800 lekë, në dhjetor 2015 mbetur pa paguar vlera prej 639 642 lekë.


 


Milena Harito 


Deklarimi për vitin 2015


Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet


Paga si ministre neto: 1 599 670 lekë.


Të ardhura nga qiradhënie e ambienteve të shtëpisë në Paris (parkingje) në vlerën: 8 078 euro.


Të ardhura nga studio në Kremlin Bicetre Francë: 3 228 euro.


Paga bruto e bashkëshortit, zotit Isidor Shteto në Credit Agricole Paris: 116 530 euro.


Të tjera: Deklarohet Parking, vlera 6 000 euro.


Shlyer gjatë 2015 kredi në vlerën 12 524 euro, mbeten pa shlyer 212 044 euro.


Shlyer gjatë 2015 kredi në vlerën 6 338 euro, mbeten pa shlyer 121 092 euro.


 


Ditmir Bushati 


Deklarimi i 2015-s


Paga si ministër: 1 573 448 lekë.


Bashkëshortja, zonja Aida Bushati, të ardhura të përfituara nga ekspertiza, në masën 48 225 euro.


Bashkëshortja të ardhura nga projekte, mësimdhënie dhe konsulenca, në vlerën 2 136 190 lekë.


12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro të përfituara nga shitja e një automjeti Mercedez Benz.


Depozitë bankare, totali 21 856 euro.


Llogari rrjedhëse ku bëhet transferimi i pagës si ministër 1 741 211 lekë.


Depozitë bankare në vlerën: 3 430 euro.


Depozitë: 13 991 dollarë.


Transferuar bashkëshortes: 7 450 usd.


Llogari kursimi të futura në emër të vajzës, në vlerën 7 294 euro.


Llogari kursimi të futura në emër të djalit, me vlerë 2 306 euro.


Bashkëshortja, llogari depozite 38 844 usd.


Bashkëshortja, llogari rrjedhëse me 870 557 lekë.


Bashkëshortja, llogari depozite prej 14 768 eurosh.


Bashkëshortja, llogari rrjedhëse në vlerën 33 592 euro.


Bashkëshortja, llogari rrjedhëse e personit fizik për konsulenca ligjore, 924 055 lekë.


 


Ylli Manjani


Të ardhura nga paga bruto si zëvendësministër: 1 125 368 lekë.


Të ardhura paga bruto si ministër: 208 144 lekë.


Të ardhura si anëtar bordi i agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore: 24 000 lekë.


Të ardhura për pjesëmarrje në mbledhjen e KKT si zëvendësministër, në vlerën 40 000 lekë.


Të ardhura si anëtar i KLD: 8 500 lekë.


Të ardhura neto si anëtar i KKT: 17 000 lekë.


Bashkëshortja, zonja Eva Cico, pagesa për shërbime konsulence nga KE në vlerën 1 400 euro. Bashkëshortja shërbime konsulence për Ingenuity Consulting, paguar në vlerën 8 410 euro.


Konsulencë URI për Bankën Botërore dhe BE në vlerën 20 350 euro.


Të ardhura nga shitja në vlerën 15 000 euro e një automjeti tip VW Touaren.


Të ardhura nga shitja e një autoveture tip Seat Leon në vlerën 3 000 euro.


Shpenzimet


Shlyer shumën prej 3 027 641 lekë për një kredi prej 5 000 000 lekë, pa shlyer 2 797 954 lekë.


Shlyer 21 353 Euro një kredi Leasing për blerje autoveture, pa u shlyer vlera prej 15 292 euro.


Kontratë huaje, për të cilën do të duhet të shlyejë 20 000 euro.


 


Edmond Haxhinasto 


Paga bruto si ministër: 2 101 092 lekë ose neto 1 574 492 lekë.


Të ardhura dieta jashtë shtetit: 700 euro.


Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione KKT neto: 143 610 lekë.


Të ardhura bruto nga qiradhënie apartamenti: 7 200 euro.


Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja 15 600 euro.


Bashkëshortja të ardhura nga puna si përkthyese në vlerën 150 000 lekë.


Shpenzime


Shlyerje detyrim kredie në vlerën 9 751 euro, 54 372 euro për tu shlyer.


 


Bledar Çuçi


Të ardhura nga paga si ministër: 1 578 254 lekë.


Zonja Delina Fico, si rezidente e përhershme në SHBA, të ardhura nga puna me kohë të plotë si drejtore për programet e shoqërisë civile në East West Management Institute, organizëm jofitimprurës regjistruar në New York në vlerën 88191 (tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e një) USD.


Të ardhura si konsulente pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit: 4 600 euro.


Të ardhura nga puna si konsulente pranë Partners Albania for Change and Development: 4 500 USD.


Të ardhura nga puna si konsulente pranë Partners for Democratic Change: USA 4 500 USD.


Të ardhura nga paradhënie për shitje makinë Land Rover 6 000 euro, formalizimi i plotë i kontratës, për të cilën është bërë paradhënie përkon me mars 2016.


 


Blendi Klosi


Të ardhura nga paga si deputet: 725 967 lekë.


Paga pjesëmarrje në komisione parlamentare: 98 600 lekë.


Paga si ministër periudha qershor-dhjetor, vlera: 896 333 lekë.


Bashkëshortja, zonja Nora Klosi, pagë mujore neto pranë Tv Klan: 99 000 lekë.


Shpenzimet


Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 182 000 lekë për një kredi për blerje apartamenti prej 5 000 000 lekë, dhjetor 2015 mbetet për tu likuiduar edhe 2 268 000 lekë.


 


Lefter Koka


Të ardhura nga paga si ministër: 1 685 923 lekë.


Të ardhura qiradhënie nga dyqani 57 m2, vlera: 714 000 lekë.


Të ardhura nga shoqëria Kantina e Pijeve Gjergj Kastriot Skënderbeu: 390 000 lekë.


Bashkëshortja, zonjë Brunilda Koka, të ardhura si administratore e kompanisë Wind-co sh.p.k.: 710 000 lekë.


Djali, Arbi Koka, paga si administrator i shoqërisë Portobello sh.p.k., në vlerë 184 545 lekë.


Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e kuotave si ortake e vetme e Wind-co në vlerën 100 000 lekë.


Brunilda Koka, me kontratë sipërmarrje për 2 apartamente 41 000 euro plus 46 520 euro. Total: 87 520 euro.


Shtesë pasurie si pasojë e kontratës për shitje të ardhme të pasurisë në vlerën 38 840 euro shtuar ne 2015 vetëm pjesa 15 000 euro, arkëtimi i diferencës do të bëhet në 2016, sipërfaqja 97.1 m2.


Kontratë për shitjen në të ardhmen, kontratë e tipit sipërmarrje, pronë e zonjës Brunilda Koka apartament 120 m2, shitet në vlerën e arkëtuar prej 60 000 euro.


Kontratë shkëmbimi pronash mes zonjës Brundilda Koka dhe kompanisë Wind Co, prona e përftuar prej 6000 m2 tokë arë.


Vlera 46 760 nga një shitje pronë e patundshme apartament 116 m2.


Shpenzime


Shlyer detyrim prej 46 760 euro një kompanie për blerjen e tokës arë, detyrim i mëparshëm pa interesa dhe pa afat, në datën 31 dhjetor 2015, mbeten për tu shlyer edhe 161 971 787 lekë.


 


Ilir Beqaj


Të ardhura nga paga: 1 597 000 lekë.


Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativ dhe borde: 145 000 lekë.


Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti, neto vjetore: 900 000 lekë.


Bashkëshortja, zonja Adriana Beqaj, të ardhura nga puna në bankë: 3 663 000 lekë.


Të ardhura nga shitja e shoqërisë Proinvest sh.p.k.: 1800 euro.


Të ardhura nga shitja e 51% të kuotave të kompanisë Intech sh.p.k.: 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. Pakësuar një nga depozitat bankare me 260 USD.


Pakësuar një llogari rrjedhëse me 1 240 euro. Pakësuar llogaria rrjedhëse me 300 euro.


Pakësuar një llogari rrjedhëse në lekë 7 270 000 lekë.


Bashkëshortja ka shtuar llogari bankare 1 480 000 lekë dhe 1 216 000 lekë me burim të ardhura nga puna.


Bashkëshortja ka pakësim në llogari bankare vlerën 4 100 euro


Shtuarnjë depozitë në vlerën 400 USD.


Shpenzime


Shlyer në vlerën 12 700 euro një kredi për blerje apartamenti 205 m2 dhe garazhi. Shuma e mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor 2015 është 19 420 mijë lekë.


 


Klajda Gjosha


Të ardhura nga paga si ministre: 1 569 250 lekë.


Të ardhura si anëtare e Bordit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit: 29 249 lekë.


Bashkëshorti zoti Ardian Gjoni, të ardhura si person fizik: 583 161 lekë.


Shpenzime


Shpenzuar 78 062 euro për blerje dupleks kati i parë 89.4 m2 dhe kati i dytë 56 m2. Kredi për shtëpi në vlerën 8 800 000 (tetë milion e tetëqind mijë) lekë. Hua: 600 000 lekë.