"Nese Ronaldone do te kishte luajtur tre ore, ndoshta do te kishte mundesi te shenonte nje gol".

Kjo qe batuta e presidentit te Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, tifoz i deklaruar i Corinthians,i cili ka ironizuar kthimin ne fushe te Fenomenit, per 28 minuta ne takimin me ekipin modest te Ituibiara, ndeshje e vlefshme per Kupen Kombetare.

"Po ndoshta nuk do t'ia kishte dale te luante per aq shume kohe", shtoi kreu i shtetit.

Lula e quan futbollistin, Ronaldone, duke aluduar se ai tashme duhet te vare kepucet ne gozhe.

Batutat e presidentit brazilian sigurisht qe nuk mund te kalonin pa u vene re, ndersa flitet se Ronaldo mund te luaje qe ne fillim te takimit te shumepritur te Corinthians me rivalet e Palmeiras.