Mbrojtesi i Tiranes, Rezart Dabulla ka leshuar serish akuza ne drejtim te gjykimit, duke e cilesuar ate skandaloz. Dabulla ka vijuar keshtu ankesat e ekipit te Tiranes, ndaj gjykimeve te ketij sezoni, cka kane sjelle edhe largimin e 24 here kampioneve te vendit nga pretendimet per dy kompeticionet e rendesishme. "Ne shumicen e ndeshjeve te ketij kampionati gjykimet kane qene kunder nesh", - theksoi Rezart Dabulla. "Nuk e kuptojme si mund te arrihet rezultati i duhur ne nje ndeshje, kur gabimet gjate gjykimit na kane denuar vazhdimisht", - shton mbrojtesi i Tiranes. Bardheblute kane kontestuar vazhdimisht gjykimet, por nuk jane klubi i vetem. Gjate ketij kampionati ka pasur kontestime te vazhdueshme dhe situata ne shume raste ka kapercyer edhe ne dhune ndaj gjyqtareve, ne fusha te ndryshme jashte kryeqytetit.