I rikthyer te Tirana me ambicien e madhe për të shijuar sërish gëzimin e një tjetër trofeu në karrierën e tij, Rezart Dabulla duket i zhgënjyer për këtë pjesë të sezonit. Por megjithatë ai nuk i ka humbur shpresat. Madje beson shumë se Tirana e ka potencialin e duhur për të përmbysur gjithçka në luftën për titull kampion. "Një grup faktorësh kompleksë ndikuam në ecurinë tonë jo të mirë, por ne do të tregojmë se vlejmë dhe do ta përmbysim në fazën tjetër të kampionatit gjithçka që ka ndodhur deri tani, nënvizoi dje Dabulla. Lojtarët duhet të jenë më të vëmendshëm, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të respektojnë fanellën. Skuadra ka vlera, pasi ka kualitete, por ndonjëherë është mirë të kuptojmë njëri-tjetrin në lojë dhe të luajmë në grup". Këtë javë te Tirana rikthehet titullar Toni Pezo, ndërsa do të mungojnë Lila dhe Abraham, të skualifikuar me tri kartonë të verdhë.