Arta dadeParlamentarët çekë në Tiranë


Komisioni i Politikës së Jashtme zhvilloi të mërkurën një takim me Komisionin e Jashtëm, të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Senatin e Republikës Çeke. Kryetarja e komisionit, Arta Dade, vlerësoi mbështetjen që Çekia i ka dhënë Shqipërisë në vitet e tranzicionit dhe axhendën e integrimit, ndërsa veçoi votën pro që ky vend ka dhënë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Lidhur me reformën në drejtësi, kryetarja e komisionit, theksoi rëndësinë e saj në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Kjo reformë pritet të votohet me konsensus nga Parlamenti në muajin korrik, tha ajo. Në këtë drejtim, kryetari i komisionit parlamentar çek, Frantisek Bublan vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria për reformat e ndërmarra deri më tani, veçanërisht për reformën në drejtësi. Ai vlerësoi nivelin e marrëdhënieve mes parlamenteve të të dyja vendeve, ndërsa shprehu besim për intensifikimin e tyre në fushën ekonomike, arsimit.