Autori i Lajmit: Redaksia




Sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare të Partinë Socialiste Arta Dade deklaroi sot se jemi pranë një zgjidhjeje. “Besoj se ashtu sikurse e kemi thënë që në krye të herës zgjidhja mbetet në dorë të liderit të

mazhorancës. Shpreh keqardhje që ai asnjëherë nuk i bën gjërat në drejtimin e duhur dhe kjo do të thotë se ai nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e një burri shteti. Është për të ardhur keq që edhe për Ramën pas Gërdecit u tha se ishte burrë shteti. Për Sali Berishën ende nuk është thënë se është një burrë shteti pasi i shtyn gjërat gjithmonë në kufijtë e fundit. Mesa duket Berisha kupton vetëm anglisht dhe nuk njeh gjuhën e popullit të vet”, theksoi Dade.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2010