Tiranë, 7 gusht - Dafina Zeqiri, është kthyer tashmë në një figurë shumë të njohur publike. Një imazh joshës për të gjithë që e shohin, kujdes i jashtëzakonshëm për veten dhe pse jo, pamje perfekte. Kjo është Dafina Zeqiri, e cila në pjesën më të madhe të rasteve, për grimin i beson duarve të veta. Siç transmeton Ballkanweb, Dafina sytë dëshiron t’i lyejë vetë dhe po kështu edhe buzët. E ndërsa këto të fundit i përshtatë me ngjyrën dhe në kombinim me veshjen përkatëse, nuk harron asnjëherë pa bërë konturin. Sipas saj ky i fundit i rregullon formën e buzëve dhe bën që të ngjajnë më seksi dhe më të bukura. Siç e shohim edhe në këtë foto, Dafina është para pasqyrës duke përfunduar grimin pas të cilit, e pret një festë e vërtetë.