Këngëtarja bukuroshe Dafina Zeqiri, nuk ka të ndalur sa i’u përket projekteve të reja muzikore. Zeqiri ka paralajmëruar se shumë shpejt do të lansojë edhe videoklipin e këngës “Time out”.


“Duke e shikuar videoklipin tim të ri “Time Out” që u xhirua nga Max Production. Nuk më pritet që të gjithë ju të shihni atë që po shoh tani”, ka shkruar Dafina në Twitter.


Besohet se videoklipi i këngës është xhiruar në Amerikë dhe se ai do të lansohet pas pak ditësh./Indeksonline/