Një kopsht zoologjik privat në qytetin e Fierit është shndërruar sot në imazhin kryesor të medias angleze Daily Mail, dhe arsyeja është aspak pozitive.


Autoritetet shqiptare po nxiten të ndërmarrin veprime kundër një safari privat që i ngjan ferrit, pasi janë shfaqur foto të reja që ekspozojnë kushtet tronditëse ku qëndrojnë kafshët, shkruan Daily Mail.







Dhe e vërteta është se fotot e shkrepura nga një fotograf i mbetur anonim, tregojnë një gjendje mizerable, me median angleze që vëmendjen më të madhe ia kushton një luani “të kequshqyer”, me një sy të infektuar që loton.



Kafshët e tjera, janë një zebër, një ujku thatanik që duket sikur smbahet mend koha kur e ka ngrënë një kafshatë dhe një dre i mbyllur brenda një kafazi të ngushtë betoni.


Imazhet tregojnë kafshët se si lëngojnë në kafaze të shkreta dhe të pista të rrethuara nga jashtëqitjet e tyre, në mungesë të ujit të freskët, ushqimit apo edhe hijes nga dielli përvëlues.


16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)