Trajneri i Shkumbinit, Përparim Daiu, mund të konsiderohet si një “vrasës” i Dinamos.
Statistikat i japin të drejtë kavajasit.
Në pesë ndeshje kundër Dinamos, përfshirë dhe katër takimet gjatë sezonit të kaluar, ai ka arritur t’i fitojë të pesta.
Kështu, me Përparim Daiun në bankinë, Shkumbini fitoi 4-0 me Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të sezonit të kaluar.
Në javën e 30-të fitoi po 1-0.
Në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Shkumbini fitoi 2-1 në Peqin dhe 1-0 në Tiranë, sërish duke pasur Përparim Daiun në bankinë.
Edhe gjatë këtij sezoni, Përparim Daiu fitoi 1-0 ndaj Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Superligës.
Një tjetër leksion i hidhur i trajnerit të Shkumbinit ndaj kampionëve në fuqi e për më tepër argjentinasit Luis Manuel Blanko.
Kujtojmë, se në fitoren 1-0 të Dinamos gjatë fazës së parë në stolin e peqinasve ishte Agim Canaj.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 21 Dhjetor 2010