Tre furgonë policie dhe shumë makina të tjera të vogla për të blinduar varrezat e Shkodrës, në mënyrë që ish-kampioni i boksit Asmer Bilali, ti jepte i qetë lamtumirën e fundit babait Astritit dhe xhaxhait Brahimit.


Ata të dy u ekzekutuan ditën e djeshme në prag të banesës së tyre, ndërsa Asmeri gjendej në qeli prej disa muajsh, i arrestuar si anëtar i grupit kriminal Bajri.


Pas apelit të gjyshit të tij nga nëna, Fahri Vejuka për Drejtorinë e Burgjeve që të jepej një leje dy ditore, në mënyrë që Asmer Bilali të përcillte ata që vinin për ngushëllime në banesën e tij, ajo është akorduar.


Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë. I falënderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, te paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jone”, tha Vejuka.

































Kështu në fotografitë e publikuara nga Report TV, ish-kampioni i boksit shihet i rrethuar nga efektivë të Policisë së Burgut që e kanë shoqëruar drejt Shkodrës, por edhe miq të tij.


Ai mbërriti në qytet rreth orës 15:00 duke iu drejtuar menjëherë varrezave ku është mbajtur edhe ceremonia e lamtumirës për dy vëllezërit Bilali.


Asmer Bilali dhe miqësia tij me Bajrat, të cilët janë prej gati një viti një luftë të hapur me fisin e Liçajve, dyshohet të jetë edhe arsyeja përse babai dhe xhaxhai i tij u ekzekutuan në Guerrile.