Nderkohe qe numri i te prekurve me koronavirus ne vend eshte shtuar sot me 8 raste te reja, situata ne spital nuk paraqet shume ndryshim nga ajo e nje dite me pare.


“Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive” beri me dije Ministria e Shendetesise.


Infektivi-pacientët-koronavusi (6)


Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.


Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.


Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 62

Durrës 50

Krujë 27

Shkodër 10

Berat 10

Kamëz 9

Fier 4

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1