Edhe Partizani u përfaqësua në pankinë me zv. trajnerin Dalipi, i cili vlerësoi lojën e skuadrës së tij, ndërsa qau golin e anuluar në sfidën e parë në Vlorë.


Luajtëm mirë dhe merituam më shumë, por na kushtoi shumë goli që na u anulua në ndeshjen e parë. Ne shënuam përmbysëm ndeshjen dhe e mbajtëm Flamurtarin në gjysmëfushën e tij, ndërsa i patëm edhe mundësitë për të shënuar golin e kualifikimit.


Kupa ishte një tjetër objektiv i sfumuar për Partizanin, që tani mbërritjen në zonën Europiane ka motivin e vetëm për të cilin garon.


Objektivi ynë është të arrijmë patjetër kupat e Europës dhe besoj se do tia dalim. Të mos harrojmë se kemi qenë shumë poshtë në renditje dhe tani jemi pretendentë për vendin e 3-të. Nuk e arritëm Europën nëpërmjet Kupës dhe do ta synojmë atë nëpërmjet kampionatit, duke synuar minimalisht vendin e 3-të.


Mark Iuliano ka thënë për mediat italiane se në Shqipëri shumica e ndeshjeve ishin të çuditshme dhe se shumë njerëz luanin skedina. Dalipi mohon këto lloj akuzash dhe thotë se edhe Iuliano ka përgjegjësinë e tij, pasi ishte ai që zgjodhi lojtarët në verë.


Nuk e besoj që Iuliano të jetë shprehur në këtë mënyrë, të paktën me aq sa unë e njoha dhe bashkëpunova me të, por mund të jetë ndonjë shtrembërim i medias. Gjithsesi, edhe ai ka një pjesë të përgjegjësisë për atë gjendje, pasi solli shumë lojtarë që nuk luajtën fare, apo që nuk ishin në lartësinë e duhur. Për të gjithë emrat e merkatos, e dha ai miratimin. Meritë për ndryshimin e situatës ka e gjithë skuadra dhe stafi, por veçanërisht trajneri Starova, që e njeh mirë kampionatin, por edhe Partizanin.


14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)