Nuk ishte e lehtë arritja e akordit me vlonjatin, por këmbëngulja e presidentit kavajas ishte e madhe, për t’i gjetur një partner të denjë Bledar Mancakut dhe Dorian Bubeqit, edhe këta lojtarë shumë potencialë.

Daniel Xhafa është një sulmues "race" dhe me mbërritjen e tij te Besa (dje ka bërë prezantimin dhe ka marë pjesë dhe në seancën e pasdites), kavajasit gëzohen edhe për riformulimin e një "tridhëmbëshi" për sulmin e tyre.

Treshja Mancaku-Xhafa-Bubeqi janë vërtetë një "luks" për çdo skuadër dhe mbi të gjitha për të evidentuar ambiciet, për të qenë një nga pretendentet e edicionit të ardhshëm.