Daniel Xhafaj është rekrutimi më i ri i Elbasanit. Sulmuesi vlonjat që sezonin e kaluar u aktivizua në Zivicër me ekipin e "Xamax" pranoi ofertn e bërë nga presidenti i verdhebluve, Arben Laze, për të tëluajtur me Elbasanin në Ligën e Kampioneve. Daniel Xhafaj, ish-sulmuesi i suksesshëm në rradhët e Teutës dy sezone më parë (22 gola), do të mbajë në fanelë numrin 19 në ndeshjet që ekipi kampion i Shqipërisë do të luajë kundër kampiones së Lituanisë, Ekranas. Linja e sulmit në formacion e Ilir Dajës përbëhet tashmë nga Klevis Dalipi, Arlind Nora, Skerdi Bejzade dhe Daniel Xhafaj.