Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi pritet që të aderojë në partinë e Behgjet Pacollit, AKR.

Këtë e ka bërë me dije vet Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli në një intervistë në KlanKosova.




Ai duke bërë të ditur disa nga emrat që do të jenë në listën e kësaj partie si kandidatë për deputetë, ka thënë se në mesin e ministrave aktualë Bernard Nikaj, Fadil Ismajli, do të jetë edhe Dardan Gashi, i cili ishte pjesë e Listës Rugova.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Pacolli duke folur për shpërbërjen e kuvendit tha se Parlamenti mbeti peng i shumë gjërave të cilat nuk u realizuan asnjëherë.




“ Aty mbeti pa kaluar ligji për ndërmarrjet publike. Dikush ka kontribuar dhe ka jam mund për këtë ligj dhe ai nuk arriti të miratohet. Pse kjo ngutje e pakuptimet që të shpërbëhet Kuvendi? Deputetët u sollën sikur nuk janë ne përfaqësues të popullit… Posa mbërrita në Kuvend sot e kuptova që shpërbërja e Kuvendit do të bëhet me shumicën e votave. Ne nuk jemi parti me ideologji të njëjtë me Vetëvendosjen, por sot ata e kishin mbështetjen tonë kur kundërshtuan vendimin për shpërbërjen e Kuvendit.”, ka thënë Pacolli.




Ai poashtu tha se përgjegjësia e këtij parlamenti karshi qytetarit ka qenë zero dhe askush nuk u mor me problemet që kanë mbetur, por u morën me vetveten secili prej deputetëve.




“Nuk është dashur në këtë mënyrë të bëhet shpërbërja, sepse është e pamundur që brenda një muaji të përgatiten si duhet zgjedhjet, këtë e tha edhe kryetarja e KQZ-së. Është e pamundur të kemi zgjedhje të mira brenda një muaji, këtë e thonë edhe qytetarët. Isha i inkurajuar pas takimit në ambasadën amerikane kur u tha se do të jetë e vështirë të organizojmë shpejt zgjedhje të mira. Unë e kam përshëndetur këtë deklaratë. Këto zgjedhje nuk do të sjellin asnjë të mirë, sepse edhe katër vite do të jetojmë me atë që zgjedhjet nuk kanë qenë fer dhe demokratike. Është e pamundur që në një muaj të shtypen fletëvotimet, të përcaktohen vëzhguesit, komisionerët dhe të bëhet fushata. Nëse sot thuhet se liderët partiak janë marrë vesh, unë them se jo, ndoshta vesh janë marrë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Unë ju thash sot se ata janë marrë vesh ndoshta për koalicionin e ardhshëm. Ju thash që mos e quani këtë marrëveshje të liderëve, por vetëm marrëveshje ndërmjet juve. Këtë e kam përsëritur edhe në takimin e pasdites me presidenten dhe këto zgjedhje do të kalojnë qysh kanë kaluar edhe të tjerat”, tha ai.




Ai këmbëngulë se është e pamundur të organizohen zgjedhje fer dhe me vëzhgues ndërkombëtarë.

“ Nuk e di a do të jetë 8 apo 15 qershori, ndoshta do të jetë 8 qershori, por është e pamundur. Le të mbetet në përgjegjësinë e dy liderëve të mëdhenj që kanë dashur zgjedhje. Ne e kemi dëmtuar imazhin dhe qytetarët, sepse nuk kemi së pari ligj”, tha ai/Indeksonline/