Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 17:20
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, ka aprovuar të premten rekomandimin e panelit intervistues për kandidatin fitues nga kandidatët që janë testuar për drejtor ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke emëruar Dardan Stublla, drejtor të kësaj qendre.
Sipas panelit vlerësues, Dardan Stublla ka fituar numrin më të madh të poenëve dhe është emëruar drejtor i QKUK-së.
Stublla ka titullin master në Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.
Ai ka qenë këshilltar i lartë i ish-Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, bashkëdrejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, shef i Kabinetit të ish -Ministrit Ali Sadriu, etj.