Për deputetin e LZHK Dashamir Shehi, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili nuk përbën një rrezik nga ana penale. I ftuar sonte në emisionint "Tonight Ilva Tare" ai tha:

"Ka zullmuqarë më të mëdhenj", ndërkohë theksoi se janë persona më të rrezikshëm që nuk po arrestohen.

dashamir-shehi-655x356



Dashamir Shehi: Shukriu nuk përfaqëson asnjë rrezik nga ana penale. Unë nuk do ta kisha arrestuar, sepse krimi që ka bërë është një turp. Kur ndërkohë kemi 4 ditë nuk arrestohet një person që i ka shitur drogë gjithë Europës. Ai që vrau policin këtu është arrestuar në Holandë. Nëse zullimi i Shqipërisë fshihet pas Shukriut është hipokrite. Ai e mori dënimin e vet, u largua nga bashkia. Ky njeri është përçmuar, mirpo gjithë shoqëria i gjithe zullumi nuk mund të fshihet pas Shukriut. Nuk është ky zullmuqari më i madh, ky është një aga i vogël i provincës që politika e ka çuar në atë karrigë që bashkë me mandatin t'i japin edhe një dashnore. Prandaj thashë që jemi shoqëri pak hipokrite.

Burimi: Ora News