Drejtoria e QSUT, e pakënaqur me fondet për ilaçet: Qeveria na dha para të pamjaftueshme

Drejtoria e Qendrës Spitalore Nënë Tereza dhe konkretisht kreu i saj drejtori Dashi, kanë mashtruar sërish të sëmurët e të afërmit e tyre, për tenderët e ilaçeve. Sipas të dhënave që disponon gazeta SOT këto tenderë duhet të kishin përfunduar





dy muaj më parë  e tashmë të gjitha pavijonet e QSUT-së duhet të ishin furnizuar me të gjitha medikamentet e mjetet ndihmëse. Por edhe pse nga drejtoria e QSUT-së është premtuar shpesh këto 5 muajt e fundit, se spitalet do të furnizohen me ilaçe, sërish asgjë nuk ka ndodhur. Burime nga QSUT thanë dje për gazetën se tenderët kanë përfunduar, e tashmë furnizimet me ilaçe priten të kryhen shumë shpejt. Këto burime theksojnë se firmat kontraktuese kanë tashmë në dorë gjithçka dhe pas 45 ditësh medikamentet nuk do të mungojnë në asnjë prej pavijoneve. Në këtë formë vetë drejtori i QSUT-së Dashi kërkon të mashtrojë pacientët e të afërmit e tyre ashtu si i ka gënjyer për disa muaj me radhë për furnizimin me ilaçe.


 


 


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"