Kim Filbi nuk ishte vetëm një ndër agjentët më të rëndësishëm të kohës kur jetoi, por edhe një burrë i pashëm. Kaq vite më vonë, vijojnë të tregohen copëzat e historive të dashurisë që ai la pas në vendet ku ishte me mision tillë është dhe historia me Litzi (Litzi Friedman), një vajzë hebreje me të cilën do të dashurohej.






























Ata u njohën bashkë në Austri dhe ndikimi i saj anti-Hitler ka qenë jo i paktë te agjenti i ri, shpirti i të cilit ishte përmbytur nga idetë komuniste. Kim u strehua në familjen e vajzës e cila kishte treguar gatishmëri për të mbajtur simpatizantët e luftës kundër fashizmit. Ishte Litzi e cila do tia hapte derën duke iu përgjigjur thirrjes së tij atë mbasdite. Ishte si një dashuri me shikim të parë, dhe Kim nuk do ta harronte asnjëherë atë shkëndijë.


Ajo ishte një person i sinqertë dhe e drejtpërdrejtë, duke më pyetur se sa para kisha. Ai do ti përgjigjej se kishte aq para sa mund të kalonte vitin. Ai do të pikaste menjëherë tek vajza vendosmërinë, e cila do të bënte të dashurohej me të. Ishte ajo që do të hapte një pjesë tjetër të rëndësishme në jetën e tij, pothuajse pa formë. Gruaja e panjohur hebreje do të bëhej lidhja jetike midis burrave idealist të Kembrixhit më vonë kur do të zhvendosej në Londër dhe botës së errët të spiunazhit sovjetik.


Pavarësisht historive që ai ndërtoi në vënde të tjera ku ishte me mision, Litz mbeti gruaja më tërheqëse në historitë që tregohen për të. Historia e Litzi Friedman ka qenë shpesh e humbur apo e shtrembëruar në historitë e spiunëve të Kembrixhit, të cilët zakonisht konsiderohen si një elitë e pastër mashkullore.


Të gjithë spiunët ishin burra, dy prej tyre ishin homoseksualë, dhe nëse imagjinoni Kim Philby, Anthony Blunt, Donald Maclean dhe Guy Burgess duke argumentuar me njëri-tjetrin në dhoma të mbushura me tym në Kembrixh, duke u miqësuar me diplomatë naivë ose duke u ulur me rusët në stolat e parkut, nuk ka gjasa të imagjinosh ndonjë grua në krah të tyre.


Për gjashtë vjet rresht çifti i ri forcën, kurajon, energjitë i vuri në shërbim të luftës kundër fashizmit, kësaj murtaje që spo përmbahej as tej Gjermanisë. Kur Litz ishte në listat e atyre që do të arrestoheshin, ajo iku në Angli, ku mori edhe nënshtetësinë angleze e që edhe në vendin e ri, hebreja e re dhe e shkathët u vu në kontakt me partinë komuniste angleze duke e vënë përfundimisht të shoqin në shërbim të komunizmit sovjetik.


18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)