Kryeministri Edi Rama ka ironizuar shpeshherë me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin në Parlament me atë që e ka quajtur dashurinë e aleatit të Bashës, për alkoolin. Në emisionin e gazetarit Adi Krasta, Shehi është ngacmuar po për këtë ves të vjetër, ndërsa ka dhënë një përgjigje pa filtra duke thënë se po të kishte mundësi do ti kthehej sërish.


Shehi u shpreh se  një gotë para të jep mundësi të flasësh gjëra që nuk thuhen.


Krasta: Dua të flas në përgjithësi për marrëdhënien ekstravagante me pijen.


Po të kisha mundësi do ti rikthehesha, është një mënyrë jetese në Shqipëri, për të bërë shoë, për të thenë gjëra që nuk thuhen pa një gotë para. Shpeshherë ka ndonjë shpenzim kush është më saraf.


Krasta: Të ka bërë përshtypje Winston me marrëdhënien e tij me pijet e forta


Unë e mbaj mend kur hyri Regan në Shtëpinë e Bardhë tha se këtë vend e kanë bërë njerëz që mbanin puro dhe gotë, pra burra me karakter që duronin situata. Fatkeqësisht në Shqipëri kanë fituar vese të tjera që ky vesi i vogël u zhduk.