Mërzia është një armik që duhet luftuar pa u ndalur: këtu janë aleatët tanë më të mirë për një jetë intime perfekte


Të mbash të ndezur flakën e pasionit, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata, mund të duket e lehtë, por shpesh nuk është. Për ti mbijetuar rutinës dhe për ti qëndruar larg mërzisë, këtu janë disa sugjerime për të lënë pas krahëve ngjyrën gri të përditshmërisë!


Rroftë surpriza: Le ti shtojmë pak piper marrëdhënies tonë. Le ta lëmë pas krahëve rutinën dhe të hedhim një ide që del nga modelet e zakonshme. Sugjerime? Një udhëtim jashtë qytetit, një piknik i befasishëm, një koncert apo një fundjavë totalisht për ne. Nëse përvjetori po afrohet, ne rezervojmë një largim romantik, por lëmë pak mister: asnjë detaj në lidhje me destinacionin, aktivitetet ose ndonjë gjë tjetër, por vetëm disa informata për të përgatitur bagazhet: surpriza është gjithmonë e mirëpritur dhe disa ditë jashtë rutinës do të na dhurojnë entuziazëm dhe lumturi.


Jo vetëm femra: E kush e ka thënë se burrat nuk janë kureshtarë? Kurioziteti dhe aftësia për të na sfiduar na bëjnë të gjalla dhe vitale. Le të përpiqemi të bëjmë një aktivitet së bashku, ndoshta diçka që nuk e kemi provuar më parë: një eksperiencë e re e ndarë së bashku na bashkon, argëton dhe ka shijen elektrizuese të të paeksploruarit. Trekking, një kurs vallëzimi apo ndonjë punë së bashku: idetë janë të shumta, le të zgjedhim dhe pastaj të mirat vijnë më vonë.


Fjalëkalimi: relaks! Tanimë është e mundur që të gjejmë një qendër termale apo një qendër të vogël spa: le të organizojmë një pasdite me të përkëdhelura, për të fërkuar lëkurën të dy së bashku nën ujë. Rigjetja e kontaktit fizik rrit ndjenjën e afërsisë dhe ndez pasionin. Pasi të keni shijuar kënaqësitë në spa, fundi i ditës midis çarçafëve do të jetë një finale perfekte.


E qeshura është ilaçi më i mirë: Vetëm kur i lëmë gjërat pas, kur e braktisim kontrollin, kur largohemi nga detyrat e jetës familjare, ne mund të ndjehemi të lirë për të hapur mundësinë e lojës, duke kaluar kohë së bashku, duke qeshur dhe duke u argëtuar. Gëzimi dhe lumturia që kur jemi njohur nuk ka pushuar së ekzistuari, thjesht duhet të rilindë. Atëherë le ta transformojmë çdo ditë në një aventurë, të cilën e projektojmë së bashku dorë për dore.


Ndarja e gjërave me njëri-tjetrin: Keqkuptimet dhe mërzia shpesh marrin përparësi mbi ndjeshmërinë fillestare kur ndalojmë ndarjen e emocioneve dhe mendimeve tona. Një periudhë e vështirë nuk duhet të ballafaqohet me heshtjen dhe izolimin, sepse mund ta bëjë gjithçka edhe më të vështirë. Nuk duhet të harrojmë kurrë të pyesim: Si je?: injorimi i vështirësive, shpresave, ndjenjave tona është një telash serioz dhe një mëkat që mund të thellojë marrëdhënien tonë. Përkundrazi, le të mësojmë të tregojmë pa frikë dyshimet, frikërat, frustrimet dhe ti kapërcejmë së bashku momentet e vështira: në jetë këto nuk mungojnë kurrë.


15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)