Oscar Wilde është i njohur për vuajtjet e dashurisë. Një nga këto vuajtje ishte dhe njohja me Alfred Douglas me të cilin jetoi një histori dashurie. Alfred Douglas Bruce, me nofkën Bosie, ishte autor britanik, i biri i John Douglas, Markezi i 9-të nga Queensberry. Douglas ka qënë i përshkruar si njeri i pamatur dhe ekstravagant. Në vitin 1894, Robert Hichens botoi romanin Karafili i gjelbër, që bazohej në marrëdhënien e Wilde dhe Douglas. Ky do të ishte një nga tekstet e përdorura kundër Wilde gjatë gjykimit të tij në vitin 1895.


Në vitin 1891, Oscar Wilde u takua me Douglas; edhe pse dramaturgu ishte i martuar dhe kishte dy djem, ata filluan një marrëdhënie.. Oscar Wilde është dramaturg, poet, prozator dhe kritik irlandez. Pasi kishte shkruar në gjini të ndryshme gjatë gjithë viteve 1880, ai u bë një nga dramaturgët më të njohur të Londrës në fillim të viteve 1890. Sot ai kujtohet për epigramet e tij, dramat dhe rrethanat e burgosjes, pasuar me vdekjen e tij të parakohshme. Prindërit e Wilde ishin intelektualë të suksesshëm në Dublin. Djali i tyre fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe gjermanisht. Më poshtë jo japim dy letra që Wilde ia dërgoi Douglas.


Për Z. Alfred Douglas


Mars 1893, hotel Savoy, Londër


Më i dashuri i të gjithë djemve, Letra juaj ishte e lezetshme si verë e kuqe dhe e bardhë për mua, por unë jam i pikëlluar dhe jo fort në terezi. Bosie, ju nuk duhet të bëni skena me mua. Ato ma dërmojnë shpirtin, vrasin gjithë kënaqësitë e jetës. Unë nuk mund të të shoh ty kaq të dhembshur dhe të shtrembëruar nga pasioni. Nuk mund ti përfytyroj buzët e tua të lakuara duke thënë gjëra të tmerrshme për mua. Më mirë të kërcënohem nga çdo arendator në Londër, se sa të kem urrejtjen tuaj të hidhur dhe të padrejtë. Ju jeni qenia hyjnore që unë dua, e birit dhe bukurisë, por nuk di si tia bëj. Të vij në Salisbury? Fatura ime këtu është 49 paund për një javë. Unë kam marrë edhe një dhomë mbi Thames. Pse nuk vini këtu, i dashuri im, djali im i mrekullueshëm? Kam frikë dhe më duhet të largohem pa para, pa kredi dhe një zemër plumbi.


Juaji, Oscar


Për Z.Alfred Douglas Rouen, gusht 1897


Letra e mëposhtme është shkruar menjëherë pas lirimit të Wilde nga burgu: Djalë i dashur! Mora telegramin tuaj gjysmë ore më parë dhe thjesht po dërgoj një rresht që tju them se shpresa ime e vetme për të bërë punë të bukura artistike është vetëm bashkë me ju. Nuk ishte kështu më parë, por tani është ndryshe dhe vetëm ju mund ti riktheni tek unë energjitë dhe gëzimin, pa të cilat nuk mund të bëj dot art. Çdo njeri do të zemërohej me mua po të merrte vesh se po të shkruaj përsëri, por ata nuk na kuptojnë. Unë mendoj se vetëm me ju mund të bëj diçka në jetë. Të lutem, rindërtoje jetën time të shkatërruar dhe pastaj miqësia dhe dashuria jonë do të kenë një kuptim të ndryshëm për botën. Do të doja që, kur u takuam në Rouen, të mos ishim ndarë më. Tashmë mes nesh ekzistojnë humnera dhe hapësira të mëdha. Por ne e duam njëri-tjetrin.


Natën e mirë, i dashur!


Përgjithmonë juaji, Oscar.


Oscar Wilde është i njohur për vuajtjet e dashurisë. Një nga këto vuajtje ishte dhe njohja me Alfred Douglas me të cilin jetoi një histori dashurie. Alfred Douglas Bruce, me nofkën Bosie, ishte autor britanik, i biri i John Douglas, Markezi i 9-të nga Queensberry. Douglas ka qënë i përshkruar si njeri i pamatur dhe ekstravagant. Në vitin 1894, Robert Hichens botoi romanin Karafili i gjelbër, që bazohej në marrëdhënien e Wilde dhe Douglas. Ky do të ishte një nga tekstet e përdorura kundër Wilde gjatë gjykimit të tij në vitin 1895. Në vitin 1891, Oscar Wilde u takua me Douglas; edhe pse dramaturgu ishte i martuar dhe kishte dy djem, ata filluan një marrëdhënie..


Oscar Wilde është dramaturg, poet, prozator dhe kritik irlandez. Pasi kishte shkruar në gjini të ndryshme gjatë gjithë viteve 1880, ai u bë një nga dramaturgët më të njohur të Londrës në fillim të viteve 1890. Sot ai kujtohet për epigramet e tij, dramat dhe rrethanat e burgosjes, pasuar me vdekjen e tij të parakohshme. Prindërit e Wilde ishin intelektualë të suksesshëm në Dublin. Djali i tyre fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe gjermanisht. Më poshtë jo japim dy letra që Wilde ia dërgoi Douglas.


Për Z. Alfred Douglas


Mars 1893, hotel Savoy, Londër


Më i dashuri i të gjithë djemve,


Letra juaj ishte e lezetshme si verë e kuqe dhe e bardhë për mua, por unë jam i pikëlluar dhe jo fort në terezi. Bosie, ju nuk duhet të bëni skena me mua. Ato ma dërmojnë shpirtin, vrasin gjithë kënaqësitë e jetës. Unë nuk mund të të shoh ty kaq të dhembshur dhe të shtrembëruar nga pasioni. Nuk mund ti përfytyroj buzët e tua të lakuara duke thënë gjëra të tmerrshme për mua. Më mirë të kërcënohem nga çdo arendator në Londër, se sa të kem urrejtjen tuaj të hidhur dhe të padrejtë. Ju jeni qenia hyjnore që unë dua, e birit dhe bukurisë, por nuk di si tia bëj. Të vij në Salisbury? Fatura ime këtu është 49 paund për një javë. Unë kam marrë edhe një dhomë mbi Thames. Pse nuk vini këtu, i dashuri im, djali im i mrekullueshëm? Kam frikë dhe më duhet të largohem pa para, pa kredi dhe një zemër plumbi.


Juaji, Oscar


 


Për Z.Alfred Douglas


Rouen, gusht 1897


Letra e mëposhtme është shkruar menjëherë pas lirimit të Wilde nga burgu:


Djalë i dashur!


Mora telegramin tuaj gjysmë ore më parë dhe thjesht po dërgoj një rresht që tju them se shpresa ime e vetme për të bërë punë të bukura artistike është vetëm bashkë me ju. Nuk ishte kështu më parë, por tani është ndryshe dhe vetëm ju mund ti riktheni tek unë energjitë dhe gëzimin, pa të cilat nuk mund të bëj dot art.


Çdo njeri do të zemërohej me mua po të merrte vesh se po të shkruaj përsëri, por ata nuk na kuptojnë. Unë mendoj se vetëm me ju mund të bëj diçka në jetë. Të lutem, rindërtoje jetën time të shkatërruar dhe pastaj miqësia dhe dashuria jonë do të kenë një kuptim të ndryshëm për botën.


Do të doja që, kur u takuam në Rouen, të mos ishim ndarë më. Tashmë mes nesh ekzistojnë humnera dhe hapësira të mëdha. Por ne e duam njëri-tjetrin.


 


Natën e mirë, i dashur!


Përgjithmonë juaji,


Oscar