Në fushën e blertë ai po shkëlqen, pasi Manchester City po ecën me një ritëm fantastik për meritë edhe të David Silvës që është një lojtar i pazëvendësueshëm në skemat e Pep Guardiolës.


Por jashtë fushe pikërisht në jetën private mesfushori i kombëtares spanjolle po përjeton një dramë të vërtetë. Nga thashethemet të cilat rezultuan të pavërteta se bashkëshortja e tradhtonte me shokun e skuadrës Sterling te problemet e djalit të tij Mateo. Silva në një postim në Instagram i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen duke bërë të ditur se i vogli Mateo për shkak se ka lindur përpara kohe po lufton dita ditës me vdekjen falë edhe ndihmës së mjekëve.


David Silva pasi mungoi në 4 nga 5 ndeshjet e fundit të 2017-ës me Manchester City, u rikthye në fushë në fitoren 3-1 ndaj Watfordit.


3 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)