Manchester City parakalon United në garën për të siguruar shërbimet e futbollistit të Ajaxit të Amsterdamit, Frenkie de Jong.


Sipas mediave angleze, kryesuesit e Premier League-s, edhe pse janë nën hetim për thyerje të rregullave të Fair Play-t Financiar, nuk kanë ndërmend të tërhiqen, madje do të bëjnë maksimumin për të bërë të tyrin futbollistin holandez.


Mësohet se verën e ardhshme de Jong do të jetë nën urdhrat e Pep Guardiolës për 50 milionë paundë (afërsisht 65 milionë euro).


Një shumë e tillë vështirë të refuzohet nga Ajaksi, që e ka në filozofinë e tij prodhimin e talenteve dhe shitjen e tyre për një çmim të lartë, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e klubit.


12 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)