Manchester City duket se ka fituar betejën për shërbimet e talentit Frenkie De Jong. Mesfushori i talentuar holandez ndiqet edhe nga Barcelona e Tottenhami, por Citizens kanë arritur një akord paraprak me Ajaxin për plot 67 milionë euro dhe operacioni pritet të konkretizohet në janar.


Për Guardiolën një mesfushori i tillë ishte i nevojshëm, pasi që në verë ai kërkoi përforcime për të patur alternativa të brazilianit Fernandinho.


Menaxheri i talentit holandez, Ali Dursun, nuk e mohoi por as nuk e pranoi një operacion të tillë, duke deklaruar se është Overmars ai që do të bëjë vlerësimet e duhura për merkaton.


18 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)