Spitali Ushtarak, i cili është themeluar në 26 shtator të vitit 1929, nuk do te jete më i tillë.



Ministria e Mbrojtjes, në varësi të të cilit ai ka qenë per gjithë këto vite, heq dorë nga menaxhimi duke ia transferuar kompetencen e Qendrës së Traumës, Ministrise se Shendesise. Ky eshte ne thelb propozimi qe pritet te behet edhe ligjor, i cili ka mberritur per konsultim ne Komisionin e Shendetesise.

Ne prani te ministrave respektive, atij te Shendetesise Vangjel Tavo dhe atij te Mbrojtjes Arben Imami ai ka hasur ne kundershtimin e opozites, per shkak te mungeses se nje strategjie te qarte te Qeverise per shendetesine.

Nisur nga praktika e viteve te fundit, ku me tre vendime Qeverie te viteve 2007 dhe 2008, i jane dhene mijera metra katror territor nga spitali publik nje qendre spitalore private, deputeti Eltar Deda ngriti shqetesimin e vdekjes se shendetesise publike qe Qeveria po tenton.

"A e është parë e arsyeshme që ky shërbim shëndetësor publik, mos të zhduket, sepse e kam frikën, e theksoj, e kemi frikën se ato ambiente do të mund t'i kalojnë, ashtu sikurse kanë kaluar me tre vendime të Qeverisë, në vite të ndryshme, ato ambiente mund t'i kalojnë përsëri një spitali jopublik dhe atëherë shërbimi publik shëndetësor fillon dhe vdes në këto momente", tha Deda.

"Ne nuk po flasim për territorin, sepse territori dhe personeli janë aty. Po flasim për varësinë administrative, t'i kalohet buxheti dhe në përputhje me kërkesat që dalin, sepse ka ardhur momenti t'i kthehet gjëja të zotit", tha ministri Imami.

Perfaqesuesit e qeverise thane se Qendra e Traumes qe ze edhe 82 % te sherbimeve ne Spitalin Ushtarak ka mberritur ne nje pike tejet kritike. Një relacion qe drejtori i Spitalit Ushtarak iu ka vene ne dispozicion deputeteve te Komisionit te Shendetesise, thote se fondet per te jane rritur 70 %, por sërish janë të  pamjaftueshme sipas tij per shkak te numrit te larte te pacienteve, rreth 20 mije ne vit.

Kjo situate po del jashte kontrollit te menanxhimit,- thane drejtuesit e Spitalit Ushtarak,- pohim qe shkaktoi reagimin e opozites.

Sherbimet qe ofron Spitali Ushtarak per trajtimin e traumes, pritet te jene ne varesi te Qendres Kombetare te Traumes, strukture e Ministrise se Shendetesise, e cila do te hapet vitin qe vjen.Sipas ministrit te Shendetesise ai do te perfshihet edhe ne Skemen e Sigurimeve Shendetesore.