KodheliMosdekretimi i major Jeronim Bazos si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nga Presidenti Bujar Nishani, ka shkaktuar debate në Komisionin e Sigurisë.


E ftuar [për të diskutuar mbi buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin e ardhshëm për këtë cëcshtje është shprehur edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.


Nuk jam njoftuar ende zyrtarisht për mosdekretimin e major Bazos. Procedurë rutinë, nuk bllokon punën e Forcave të Armatosura- është shprehur Kodheli.


Ndërsa kreu i Komisionit, Spartak Braho theksoi se vendimi i kreut të shtetit nuk është i pazuar në shkaqe apo arsye të forta.


Mosdekretimi i Bazos nga presidenti Nishani pa shkaqe e arsye. Presidenti Nishani të mos e lër vendin pa shef shtabi- është shprehur Braho.


Por në këtë moment ka ndërhyrë nënkryetari i Komisionit, deputeti demokrat Flamur Noka i cili i ka kujtuar Brahos dhe Kodhelit se Presidenti është një institucion i pavarur, dhe nuk është në shërbim të qeverisë.


Presidenca është institucion i pavarur dhe jo partiak- tha Noka.


21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)