Shteti i Ohajos në SHBA po diskuton mundësinë për ta bërë vepër penale gënjeshtrën e politikanëve gjatë fushatave elektorale. Por një monitorues i gënjeshtrave elektorale beson se një masë e tillë është e gabuar…


Jack Shafer, Reuters


Debati politik dhe genjeshtrat (1)

Debati politik dhe genjeshtrat (2)

Debati politik dhe genjeshtrat (3)

Debati politik dhe genjeshtrat (4)


Nëse lexon me kujdes, ti do të qeshësh me të madhe nga argumentet e prezantuara në Gjykatën Supreme (të SHBA-së) këtë javë mbi çështjen e gënjeshtrave politike, çështja Susan B. Anthony List Kundër Driehaus. Gjykatësit shfaqën një përqeshje me xhentilesë dhe sarkazmë të fshehtë përballë argumenteve të prezantuara nga Shteti i Ohajos, i cili u përpoq të mbrojë një ligj të këtij shteti që ndalon deklaratat e rreme gjatë një fushate politike.


Zbatimi i rremë i ligjit në Ohajo si dhe ligjeve të ngjashme në disa shtete të tjera do ta reduktojë fushatën elektorale në çfarë? Tre apo katër muaj heshtje e vazhdueshme para ditës së zgjedhjeve?


Me përjashtim të parave, asgjë tjetër nuk është pjesë më integrale e një fushate politike sesa gënjeshtrat. Fushatat gënjejnë mbi fushatat e tjera: ata gënjejnë mbi pozicionet e veta gjithashtu. Ata gënjejnë për pasojat e ligjeve dhe politikave që propozojnë. Ata gënjejnë në fjalime, gënjejnë në literaturën e fushatave, gënjejnë në TV, radio, në reklama rruge dhe në internet. Gënjeshtrat, pjesë e pandalshme e fushatave siç janë, nuk mund të zhduken për sa kohë nuk ke hequr dorë nga vetë fushatat.


Unë ngrihem në mbrojtje të gënjeshtrave në fushatë jo për shkak se jam gënjeshtar. E pra, unë jam gënjeshtar por kaq i keq sa e kufizoj rrenën vetëm si zgjatim i së vërtetës, gjë që më bën mua një gënjeshtar që nuk gënjen. Mbrojtja ima e epur e gënjeshtrës politike, natyrisht bazohet në kritikat për argumentet e prezantuara para gjykatës, konkretisht në konceptin se ndalimi i tyre shtyp lirinë e fjalës dhe lirinë politike gjatë një fushate elektorale. E kush mund ti besojë një grushti burokratësh shteti për të përcaktuar, në kulm të fushatës, se cila anë po tregon të vërtetën? Qëndrimi im është më i thjeshtë dhe më parimor sesa ai i drejtësisë që duket sikur po premtohen. Në traditën amerikane, disa fushata duken se janë përbërë pothuajse tërësisht nga ekzagjerime, fabrikime, premtime dhe angazhime të pabesueshme.


Merrni për shembull, deklaratën e Presidentit Barack Obama, e cila qe një maksimë e përhershme e fushatave të tij elektorale: Nëse të pëlqen një plan, mund ta mbash planin tënd. Ai apo një zyrtar i lartë në emër të tij e ka shprehur këtë mendim së paku 37 herë dhe nuk ke nevojë për një vendim të shtetit të Ohajos për të marrë vesh se kjo nuk është dhe nuk ka qenë kurrë e vërtetë. Ajo qe një gënjeshtër, kaq monstruoze, kaq e gjerë, kaq vazhdueshëm e zbatuar sa unë nuk kam asnjë ndjesi tjetër veç admirimit për mënyrën se si Obama dhe skuadra e tij e argumentoi këtë gënjeshtër përballë kontrolluesit profesionistë të fakteve dhe për pak, ia mbushën mendjen.


Politikanët gënjejnë për kaq shumë arsye sa është e vështirë të veçosh një motiv kryesor. E vërteta është shumë e vështirë për tu gërmuar dhe si e tillë është një mall tepër i shtrenjtë për tu shpenzuar nga politikanët në fushata. Vetëm nëpër fantazitë kinematografike të Aaron Sorkin një kandidat fiton zgjedhjet duke rrëzuar çdo çështje të vetme me një goditje të fuqishme të vërtete.


E vërteta është shpesh e pangrënshme për elektoratin dhe tepër komplekse për tu shprehur. Fushatat elektorale janë që ti thonë votuesve atë që ata dëshirojnë të dëgjojn dhe jo për të depozituar dokumente ligjore, si dhe për të cytur votuesit të anojnë nga drejtimi i kandidatit.


Nëse më gjeni një votues që beson se fushatat politike janë për të vërtetat, atëherë unë do tju gjej ju një 14-vjeçar që duhet të hetohet për mashtrim elektoral.


E vërteta nuk është klasifikuar kurrë si virtyt politik dhe gënjeshtrat janë shikuar gjithmonë si mjete të justifikueshme në marrëveshjet politike, tha Hannar Arendt katër dekada më parë. Në disa raste, politikanët gënjejnë, sepse mendojnë se gënjeshtrat shprehin një të vërtetë më të lartë (shih shembullin e Obamës) apo ata mbërrijnë në pikën ku besojnë te gënjeshtrat e veta, gjë që duket se është e saktë për të gjithë karrierën politike të Presidentit Riçard Nikson (Richard M. Nixon). E di që kjo tingëllon e tmerrshme, por siç e vuri në dukje Arendt, ne duhet ti tolerojmë gënjeshtrat politike për shkak se ato shërbejnë si zëvendësues për mjete më të dhunshme, gjë që i bën ato mjete relativisht të padëmshme në arsenalin e luftës politike.


Nëse zbatohen rregullisht, ligjet e shteteve që ndalojnë fushatat elektorale do ta zhvendosin procesin politik nga sfera e zhurmshme sherrxhije publike te dhomat e gjykatave ku komisione jopartizane dhe juri do të përpiqen të dallojnë të ndershmen nga e pandershmja, të ligjshmen nga e paligjshmja për çdo fjalë. Siç vuri në dukje Pala Mbrojtëse në argumentet e veta, ky ligj ka potencialin për të zëvendësuar fushatat elektorale me procese gjyqësore të pafundme dhe ta zhvendosë pushtetin nga votuesit te burokracia.


Siç e thashë më parë, kush është ai që me të vërtetë u beson burokratëve të cilët kanë vajtur aty ku janë për shkak se janë njerëz politikë të bëhen arbitra të luftës politike?


Pasi kanë duruar dy shekuj e më shumë fushatash politike, votuesit amerikanë e kanë konsideruar gjerësisht normale gënjeshtrën e lëshuar nga kandidatët gjatë fushatave.


Në mbështetje të cinizmit të gjithanshëm të publikut, janë ata cinikë nga media, të cilët me etje denoncojnë gënjeshtrat, të vogla e të mëdha, të prodhuara nga kandidatët dhe të shpërndara në mënyrë energjike. Unë e shpall këtë më të mirën e botës.


Vetëm një grusht ushtarak mund të parandalojë Gjykatën Supreme nga rrëzimi i ligjit të Ohajos kur ajo të japë vendimin para pushimeve të verës. Por nëse ligji mbijeton, jam i sigurt se fushatat do të zbatojnë plane rezervë për ta rrëzuar atë. Ata do të tregojnë gënjeshtra më hileqare. Ata do të thonë gjëra pa i thënë ato tekstualisht – praeteritio, siç njihet mes ekspertëve të retorikës ose do të fuqizojnë imagjinatën e tyre për të krijuar gënjeshtra më pak të kapshme nga ligji.


Autoritetet e higjienës elektorale do të bëhen pishman për çfarë kanë krijuar dhe do ti marrë malli për kohën e vjetër, kur pandershmëria e fushatave mund të pastrohet lehtë dhe të çarmatoset pa pasur nevojë të përdorësh një armë të madhe dhe një qen të kushtueshëm.


Me gënjeshtrat e fushatës unë mund të jetoj. Me policë fushate, jo!


Ky shkrim Debati: Në mbështetje të g