Debati mes Sarah Palin dhe Joe Biden eshte ndjekur nga 70 milione shikues ne SHBA, duke u bere keshtu eventi politik me i ndjekur vitet e fundit.

Perballja e dy kandidateve per zevendespresidente ka thyer edhe rekordin e shikueshmerise te shenur nje jave me pare ne debatin mes Obames dhe McCain. Rezultatet jane nxjerre nga

“Nielsen Media Research”, sipas se ciles debati eshte ndjekur nga 69.9 milione shikues. Nderkohe qe perballja mes kandidateve per presidente eshte ndjekur nga 52.4 milione shikues.

Megjithate debati me i ndjekur ne historine e SHBA-se mbetet ai mes kandidateve per Shtepine e Bardhe, Jimmy Carter dhe Ronald Reagan, ne vitin 1976 i cili u pa nga 80.6 milione shikues.

Por eventi i djeshem zuri vendin e pare te shikueshmerise per nje debat mes kandidateve per zevendespresidente ne gjithe historine e SHBA-se.