Debati per Kushtetuten perballi Kristaq Trajen dhe Arben Imamin, bashkautorin teknik dhe bashkautorin politik, keshilltarin e ish-ministrit te reformes institucionale me ish-ministrin e reformes institucionale te qeverise “Nano”, njeriun qe deri pak kohe me pare ishte gjyqtar ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut me drejtorin aktual te kabinetit te kryeministrit Berisha.

Dhe natyrisht debati u perqendrua edhe te ndryshimet. Nje nga ceshtjet qe parashikonte Kushtetuta e 98-es ishte sistemi zgjedhor.

“Brenda pak kohesh te tere u ndergjegjesuan per nevojen per rishikimin e sistemit zgjedhor drejt nje proporcionali te paster”, u shpreh Imami.

Nderkohe Traja replikoi duke thene se “lehtesia dhe urgjenca me te cilat u bene keto ndryshime ne Kushtetute te bejne te mendohesh dy here”.

Ai nuk preku ceshtjen e sistemit zgjedhor, por te ndryshimet kushtetuese te 21 prillit te ketij viti, Traja sheh rritjen e fuqive te ekzekutivit ne dem te organeve te tjera kushtetuese.

“Ekzekutivi me amendimet e fundit eshte kthyer ne nje superfuqi dhe kontrollon Kuvendin i cili ka ne dore emerimin dhe deri diku edhe shkarkimin e prokurorit te pergjithshem. Dobesimi i rolit presidencial eshte njekohesisht edhe dobesim i garancive kunder shkarkimit te kryeprokurorit, sepse ne rast rezistence te presidentit, ai mund te shkarkohet nga vota e Kuvendit. Amendamentet e fundit qe dobesojne rolin e presidentit duhen pare si hapa prapa”, tha Traja.

Nje ceshtje tjeter e ndjeshme, pavaresia e institucioneve. Sipas zoti Traja, klauzolat e pavaresise nuk kane garantuar postet e zyrtareve te larte te drejtesise, duke aluduar keshtu hapur per shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku.

“Klauzolat e pavaresise, ne planin normativ, nuk kane ndihmuar ne garantimin e posteve te zyrtareve te larte te drejtesise. Kartonat e shumices nuk jane neutralizuar dot as nga Gjykata Kushtetuese”, theksoi Traja.

Nje ceshtje ku dy ish-autoret e Kushtetutes u pajtuan me njeri-tjetrin ishte ajo e senatit. Sipas tyre ne nje parlament me dy dhoma, senati do te kishte ndikimin e vet ne berjen e ligjit dhe ne emerimin e zyrtareve te larte.