Kryeministri Edi Rama nuk ka rreshtuar as sot së ironizuari për të gjithë ata që janë shprehur kundër zhvendosjes së fasadës së stadiumit kombëtar Qemal Stafa. Rama duke bërë edhe historianin ka sjellë përmes fotove dhe sqarimeve në rrjetin social Facebook dhe një rast të një gjysmë shekulli më parë, të zhvendosjes së një tempulli të shenjtë mbi lumin Nil, me angazhimin e vetë UNESCO-s.


Postimi i plotë i Ramës


Më poshtë pak histori për kujeshkronjësit e fasadës së “Qemal Stafës” që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t’u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë


Gjysëm shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCO-s, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshem Abu Simbel mbi lumin Nil



Pse?!


Sepse mu aty qeveria vendosi të ndertonte nje digë gjigande mbi lumin e famshëm!


Tempulli u pre në blloqe dhe u rindertua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër


Ky operacion “fantastiko-shkencor” njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koha


Operacionet e kësaj natyre, janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së “Qemal Stafës” është vetëm një shembull modest; që tregon ambicien tonë për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t’i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm)…


Duan s’duan #Rilindje do të jetë dhe

#ShqipëriaeGjeneratësTjetërdo të bëhet


14034916_10153925120766523_2536374290588019521_n


13934903_10153925120841523_6354500464494347230_n 13924881_10153925120816523_7289610435411102487_n