Parisit mirë iu bë. Allahu i ndihmoftë, ishte një koment i bërë ne media për atentatin “Charlie Hebdo”  në kryeqytetin francez. Arta “Anila” Kacabuni  ishte një rrezik për sigurinë e shteti dhe dy ditë më parë sapo ka dalë nga burgu, është nisur menjëherë drejt Shqipërisë me anë të një dekreti të firmosur nga ministri i Brendshëm  Matteo Salvini.


Ajo nuk u burgos vetëm për këtë koment, por kishte si detyrë që të rekrutonte gra. Fillimisht i ftonte që të përqafonin ideologjinë e ISIS-sit, më pasi i çonte drejt një pozicion gjithnjë e më radikal dhe në fund i bindte që të shkonin në Siri ose Irak për tiu bashkuar xhihadit.


Sipas hetimeve detyra e Arta “Anila” Kacabunit ishte që ajo të rekrutonte femra dhe ti çonte ato në Siri. Këtë gjë e ka bërë mirë. Fillimisht me Maria Giulia Sergio,  e para luftëtare italiane, që mori emrin Fatima dhe që nga shtatori 2014 është në Siri së bashku me burrin e saj  shqiptar Aldo Kobuzi.


Ishte Anila Kacabuni, asistente e  të vëllait Baki Çokut, – edhE ky i dënuar me dëbim nga shteti  italian- që organizuan  martesën e kombinuar, mes Fatimas dhe Kobuzit dhe më pas i cuan ata drejt shtetit islamik.


Anila ka radikalizuar edhe gra të tjera, që  i përkasin familjes sa saj duke i çuar drejt Sirisë.


Gjatë hetimeve që kanë bërë agjentët e policisë, del se nëpërmjet përgjimit telefonik, Marianna Sergio, motra e Fatmias është lumturuar për tragjedinë e 7 janarit 2015,  të redaksisë  satirike Charlie Hebdo.  Kanë bërë mirë, si jo…. Allahu i shpërbleftë.  Gjatë bisedave telefonike thuhet gjithashtu se gruaja manifestonte lumturinë e saj për atentatet e bëra dhe kritikonte myslimanët e moderuar, për hipokrizinë e tyre.


44-vjeçarja shqiptare ishte në Itali që prej 2003 dhe jetonte në Grossseti me të vëllanë. Por emri  dhe roli i saj u bë i ditur në 1 korrik të 2015, kur autoritetet mbyllën hetimet dhe lëshuan 10 urdhër arreste për njerëzit që iu bashkuan ISIS.


Dy prej tyre, shqiptari Aldo Kobuzi dhe e ashtuquajtura lady xhihad, bashkëshortja e tij italiane Maria Giulia Sergio, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar e sipas shërbime të inteligjencës aktualisht ndodhen në Siri përkrah forcave të armatosura të ISIS.


Shtetasja shqiptare Arta Kacabuni, është tezja e xhihadistit Aldo Kobuzi. Ajo u dënua me 3 vjet e 8 muaj heqje lirie. dhe pse prokuroria italiane kishte kërkuar dënimin me 4 vjet e 2 muaj burg. Më datë 16 tetor 2018 ajo përfundoi masën e dënimit.


Ministri i Brendshëm, Mateo Salvini ka urdhëruar dëbimin e saj nga territori italian me motivin si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Nën shoqërinë e agjentëve të antiterrorizmit italian, Arta Kacabuni është shoqëruar në aeroportin e Fiumicons në Romë ku me një fluturim të radhës është dëbuar në Shqipëri.


Arta Kacabuni jetonte në Itali prej vitit 2003 e banonte në provincën e Grosetos së bashku me vëllain e saj Baki Coku dhe ai i arrestuar në kuadër të operacionit Martesa. Baki Coku, daja i Aldo Kobuzit u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg. Në maj të 2018 ka përfunduar masën e dënimit dhe ai është dëbuar gjithashtu nga territori italian si me rrezikshmëri për sigurinë kombëtare.


18 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)