Moti i keq i ditëve të fundit, me reshje të dendura dëbore dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme të shumtë na rajonin juglindor të vendit.


OSHEE bën të ditur se disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa deri tani si pasojë e bllokimit të rrugëve është e vështirë ndërhyrja për të riparuar dëmet.


Nga informacionet në terren konstatohet se në rajonin e Korçë ka këputje në përcjellësa, janë rrëzuar shtylla dhe janë dëmtuar traversa në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët në zonën e Lozhanit, Vithkuq, Potgozhan, Cërvenakë e si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora, riparimi i defekteve në fidera do të kërkojë më shumë kohë, njofton OSHEE.


15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)