Fieri vuan nga rrjeti i amortizuar elektrik, duke i shkaktuar qytetit mungesa të theksuara të energjisë elektrike.


Aq i vjetër është rrjeti në këtë qytet, sa e rendit Fierin të parin në vend për nga defektet e shkaktuar, rreth 30 në ditë. Gjithashtu edhe shpresat për rrjetin e ri janë shumë të largëta.



Specialistët e CEZ-it shpjegojnë se Fieri është i vetmi rreth në vend që po përballet me rrjetin më të vjetër energjetik.



Rrjeti aktual shpërndarës nuk e përmbush kapacitetin e duhur për konsumin e energjisë, ndërsa linjat janë të para shumë viteve.



Abonentët e Fierit konsumojnë më shumë se 24 milionë kilovat energji, kur rrjeti nuk mban më shumë se 13 milionë kilovat. Në 2010-n, u shtuan edhe 300 abonentë të rinj, duke ndikuar në konsumin e lartë.