Degjeneron sherri mes dy personave ne Durres. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, te qytetit ku nje 17 vjecar ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Policia-Durres-2_15


Policia ka bere arrestimin e autorit, i cili akuzohet per  veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


NJOFTIMI 


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:


A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.