Futbollisti i ri i klubit italian Milan, Dejvid Bekam, ёshtё nё bisedime pёr t’u paraqitur nё versionin italian tё shout “Big Brother”. Ylli anglez i futbollit, i cili ёshtё i martuar me ish-anёtaren e grupit “Spice Girls”, Viktorja Bekam, do tё kalojё sё paku dhjetё ditë në këtë shou. “Bekam ёshtё i njё profili shumё tё lartё dhe ta kesh atё nё “Big Brother” do tё ishte njё rritje e vlerës sё shout. Tё gjithё lojtarёt e mëdhenj janë nёn dritёn e emisioneve argëtuese gjatё sezonit”, - ka bёrё tё ditur njё burim.
“Meqё Berluskoni ka nё pronёsi Milanin, Bekam pritet tё jetё nё njërin prej emisioneve tё kompanisё sё tij Mediaset dhe pothuajse sigurisht nё “Grande Fratello” (Big Brother)”, - shton burimi.
Britni mohon lidhjen me Benji Maden
Ylli i muzikës pop, Britni Spirs, nuk ёshtё duke dalё me ish-tё dashurin e Paris Hilton, Benji Maden, pavarësisht se thashethemet thonё tё kundërtёn. Revista “In Touch” shkroi sё fundmi se krijuesja e hitit “Toxic” dhe këngëtari i grupit “Good Charlotte” kishin zhvilluar disa takime sekrete. Por, zёdhёnёsi i Spirs, Holli Shakor, i ka hedhur poshtё kёto raporte duke i quajtur thjesht spekulime tё tabloideve. “Thëniet e bёra nga ‘In Touch’ janë tёrёsisht tё pavёrteta. Nuk ka asgjë tё vërtetё nga ato që thuhen në revistë”, - ka thёnё zёdhёnёsi.