Ekspertët thonë se drafti i qeverisë që detyron individët të deklarojnë të ardhurat është i mangët në pjesën e shpenzimeve që njeh si të zbritshme.

“Nuk njihen shpenzimet per investime qe bëjnë qytetarët nuk njihen investimet për industri me rëndësi”, thotë Sotiraq Dhamo, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë.

Gjergj Filipi, nga instituti ‘Agenda’ thotë se qëllimi i deklaratës së të ardhurave në vendet e zhvilluara është lehtësimi i individëve dhe nxitja e tyre për të deklaruar, por në rastin e Shqipërisë qeveria ka tjetër qëllim.

Drafti njeh disa shpenzime të kufizuara për shkollimin dhe shpenzimet për shëndetësinë, por edhe këto i përfitojnë vetëm ata individë që i kanë të ardhurat më pak se 800 mijë lekë në vit.

Një tjetër shqetësim mbetet edhe aftësia e administratës tatimore për ta zbatuar ligjin e deklarimit të të ardhurave, i cili sipas ekspertëve e ndërlikon sistemin tatimor.