BLEDAR GRECA - Mbas nje pushimi te gjate dimri, me ne fund rikthehet Champions League o Kupa e kampionave. Me 25 shkurt 2009 ora 20.45, ne Stamford Bridge te Londres do te zhvillohet nje nga ndeshjet me te spikatura te ketij edicioni ku do te perballen 'milionat' e Abramovicit me 'zonjen e vjeter'.
Armet kryesore te bluve jane padyshim Gus Hiddink dhe Anelka. Ky i fundit, golashenuesi me i mire i Premier Liges dhe lojtari me ne forme i Chelsit, eshte rreziku 'number one' per mbrojtjen e bardhezinjve te udhehequr nga Xhorxho Kielini.
Ndersa hollandezi, 2 fitore ne 2 ndeshje, ka rikthyer optimizmin dhe buzeqeshjen ne kampin e bluve.
Nga ana tjeter Klaudio Ranieri, per te shkaterruar mbrojtjen e ish skuadres se tij ka zgjedhur dyshen e sulmit qe po drejton Juventusin ne majat e europes e te serise A.
Protagonist i sfides kunder Realit te Madridit dhe aktor i 43 golave ne 85 ndeshje te liges se kampioneve, Aleks Del Piero dhe shoket do te kerkojne te fundosin Stamford Bridge pas Bernabeut.
E Marte, 24 Shkurt 2009